Rikthimi i Tyson Furyt në ring pas një pauze dyvjeçare nisi me një duel kundër boksierit shqiptar, Sefer Seferit. Dashamirët e boksit e kritikuan boksierin britanik, pasi për kundërshtar kishte zgjedhur një boksier që bënte gara në kategorinë e peshave të mesme.
Para duelit ndaj Furyt, Seferi kishte zhvilluar vetëm një meç në kategorinë e peshave të rënda dhe atë e kishte humbur.
Ndërsa në përballjen e muajit qershor në Manchester Arena, ai nuk mund t’i bënte ballë më shumë se katër raunde ish-kampionit të unifikuar botëror.
Më 18 gusht në Belfast, Tyson do të zhvillojë meçin e radhës kundër Francesco Pianetas, ndërsa duke folur për gazetarët, 29-vjeçar e ka lavdëruar edhe një herë Seferin duke bërë madje krahasime me Wladimir Klitschkon.
“Njerëzit thonë se ky është një hap i madh nga (Sefer) Seferi dhe ata mund të thonë çfarë të duan, por Seferi i shkoi deri në fund duelit ndaj kampionit aktual botëror, Manuel Charr”.
“Ai doli keq ndaj meje, mirëpo kjo u ka ndodhur shumë njerëzve. Të jem i sinqertë, edhe Ëladimir Klitschko doli po aq keq ndaj meje, sikur Seferi”, ka deklaruar Fury.
Në deklaratën e tij pas meçit, Seferi tha se kishte pësuar një dëmtim në krahun e djathtë dhe kjo ia pamundësoi ta vazhdonte duelin, sepse kishte shumë dhimbje dhe nuk mund ta përdorte dorën e djathtë. /Telegrafi/
A comeback victory for @Tyson_Fury 👊
The first step in the road back to the top is complete! 📈
The Mack is Back with a fourth-round stoppage… pic.twitter.com/ZoFB1Oq6Ht
— Boxing on TNT Sports (@boxingontnt) June 9, 2018