Pas triumfit të vështirë ndaj Otto Wallin, ishte e pritshme që Tyson Fury ta thërriste emrin e Deontay Wilder për meçin e radhës.
Boksieri britanik fitoi pas 12 raundesh me vendim të gjyqtarëve, në një përballje që i shkaktoi shumë telashe, edhe pse konsiderohej favorit i madh.
Ai e ka të caktuar rimeçin me kampionin e WBC-së për muajin shkurt të vitit të ardhshëm, ndërsa pas duelit ndaj suedezit nuk mund të mos e ngacmonte kampionin.
“Deontay Wilder, është radha jote. Tash do të shkoj në shtëpi dhe të qetësohem me familjen”, ka thënë Fury.
Natyrisht se nuk mungoi as deklarata e Wilder për Tysonin, për të cilin deklaroi se është i mbaruar dhe se mezi e pret rimeçin mes tyre. /Telegrafi/