Site icon Telegrafi

Fury befason me deklaratë kur pyetet për të ardhmen e tij pas humbjes ndaj Usyk

Tyson Fury nuk ishte i gatshëm të përgjigjet saktë për të ardhmen e tij në boks pas humbjes së dytë radhazi ndaj Oleksandr Usyk. 

Pyetje sa i përket të ardhmes së dy herë kampionit të peshave të rënda u ngritën dhe ishin të pashmangshme pasi u mposht nga Usyk për herë të dytë brenda shtatë muajsh. 

Fury ndonëse në meçin e dytë ishte më i përgatitur ai sërish u mposht me vendim unanim të gjyqtarëve të cilët votuan me rezultat 116-112 në favor të Usyk. 

Britaniku tani ka dy humbje radhazi dhe në moshën 36-vjeçari është krijuar një pasiguri sa i përket të ardhmes së tij, një temë për të cilën as vet ai nuk ofroi mjaftueshëm informacione. 

Lexo po ashtu Tyson Fury ‘shpërthen’ duke bërë disa akuza të rënda pas humbjes ndaj Oleksandr Usyk

Me të përfunduar meçi ndaj Usyk, Fury la gjithçka të hapur sa i përket të ardhmes së tij duke thënë se ndoshta mund ta shohim sërish në ring, ndoshta jo. 

“Dua të shkojë në shtëpi dhe të festojë Krishtlindjet. Unë kam punuar fortë për këtë meç. Faleminderit të gjithëve që erdhën dhe më mbështetën. Ju mund të më shihni sërish duke luftuar, ose ndoshta jo”, ka thënë Fury. 

Lexo po ashtu Gjesti i shëmtuar që e detyroi Tyson Furyn të largohet nga ringu menjëherë pas humbjes ndaj Usyk

Së fundmi u raportua se meçi i ardhshëm i Furyt mund të jetë ai ndaj bashkëvendësit të tij Anthony Joshua. 

Këtë gjë e kishte zbuluar promotori Eddie Hearn i cili tha se do të punojë në këtë drejtim për ta organizuar atë që sipas tij do të ishte ‘meçi më i madh në histori të boksit britanik’./Telegrafi/

Exit mobile version