Site icon Telegrafi

“Furious 7” kryeson për javën e katërt me radhë

Falë performancës së mirë në Kinë, “Furious 7” bëhet filmi i tretë që kalon shumën prej 1 miliardë dollarëve në mbarë botën.

Është fundjava e katërt me radhë që pjesa e shtatë e serisë “Fast & Furious” qëndron në pozitën e parë të Box office.

Ai madje është bërë filmi më i suksesshëm se “Frozen” nga Disney, duke marrë 1.32 miliardë dollarë në mbarë botën.

“Furious 7” deri tani ka grumbulluar 320.5 milionë dollarë vetëm në Amerikë dhe nëse edhe këtë javë do të ketë performancë të mirë atëherë mund edhe të mbërrijë shumën e 350 milionëve, raporton BoxOfficeMojo.

Filmi i fundit që ka kryesuar katër javë rresht ishte “The Hunger Games” në vitin 2012 ndërsa këtë fundjavë F7 ka mbledhë 18.3 milionë, transmeton Koha.net.

Në vendin e dytë është pozicionuar “Paul Blart: Mal Cop 2” që ka fituar 15.5 milionë dollarë ndërsa premiera e kësaj jave, “Age of Adaline” me Blake Lively është pozicionuar në vendin e tretë me 13.4 milionë dollarë, edhe pse është shfaqur vetëm në 2.991 lokacione.

Pjesa e dytë e Avenges nga Marvel ka filluar shfaqjen në kinematë botërore dhe tanimë ka mbledhur shumë impresionuese prej 201.2 milionë dollarë. Filmi në Amerikë do të fillojë të shfaqet këtë fundjavë.

Exit mobile version