Site icon Telegrafi

Furgoni i Rilindjes shpërndan miell për votuesit (Foto)

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, ka bërë një denoncim duke publikuar dhe video e foto.

Fotot e publikuara prej Baçit, tregojnë një furgon me logon “Bashkia që duam”, ku në bagazhin e tij janë disa thasë me miell.

“Bashkia qe duam, vazhdon fushatën shpërndan miell, edhe në këto momente, afër shkollës ‘Pinellopi Piro’, ku dhe votohet”, shkruan Baçi.

Por ky nuk është denoncimi i vetëm i PD, pasi dhe Edi Paloka në një deklaratë në seli publikoi një video ku sipas tij njerëz të Ramës e Veliajt paguanin njerëz për të shkuar që të votonin. /GSH/

Exit mobile version