Telegrafi

Sulmi me furgon në Barcelonë, raportohet edhe për të vdekur – policia e konsideron si sulm terrorist (Foto/Video)

(E plotësuar) Siç raportojnë mediat e huaja, policia spanjolle ka konfirmuar pas përplasjes së furgonit me turmën e njerëzve në një zonë turistike në Barcelonë, ka edhe të vdekur.

Gjithashtu, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, autoritetet e kanë konsideruar incidentin një “sulm terrorist”.

Autoritetet janë në kërkim të shoferit të automjetit, i cili u arratis në këmbë, sipas El Nacional.

Gjithashtu është raportuar se dy persona të armatosur hynë në një restorant turk të quajtur Luna de Stamboll dhe po mbajnë peng njerëzish. /Telegrafi/

————————————————————————–

Dy burra janë futur në një restorant dhe kanë “marrë pengje”, pasi furgoni goditi turmën e këmbësorëve në Barcelonë (Foto/Video)

Ndonëse ende lajm i pa konfirmuar, mediat e huaja citojnë gazetën El Periodico e cila ka raportuar se dy burra janë fshehur në një restorant afër vendit ku një furgon u përplas për një turmë njerëzish në Barcelonë, duke lënë disa të lënduar.

Gjithashtu, siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, thuhet se ka pasur edhe të shtëna armësh në zonën e Tregut La Boqueria pas aksidentit.

Veç kësaj dyshohet se ata kanë “marrë pengje” ata që gjendeshin brenda në restorant. /Telegrafi/

————————————————————————–

Furgoni përplaset në një trotuar në një zonë turistike në Barcelonë, disa të lënduar (Foto/Video)

Policia dhe shërbimet emergjente janë duke iu përgjigjur një incidenti në zonën e Las Ramblas të Barcelonës, në të cilin besohet se shumë njerëz janë lënduar.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, kanë qenë autoritetet ato që kanë bërë të ditur se një furgon ka hipur mbi një trotuar duke goditur disa njerëz në një “aksident masiv” në zonën e qytetit që është i populluar me turistë.

Një medium lokal ka thënë se furgoni hyri në rrugën për këmbësorë nga Placa de Catalunya dhe u rrëzua në kioskun e dytë në La Rambla. /Telegrafi/