Fuquan Edwin i është bashkuar sot ekipit të Sigal Prishtinës.
Tashmë basketbollisti amerikan ka nisur stërvitjet me ekipin bardhekaltër.
Kampionët e Kosovës kanë publikuar një video në Facebook teksa është bërë e ditur se lojtari në fjalë ka filluar të bëhet gati me skuadrën.
Lojtari 198 centimetra i gjatë që vjen nga ekipi Taipans i Australisë, do të jetë mundësi shtesë për trajnerin lituanez të porsaardhur te Prishtina, Audrius Prakuraitis. /Telegrafi/