Ligji për Kuvendin e Kosovës rregullon një pavarësi të këtij institucioni, detyrat dhe përgjegjësitë e deputetit, si dhe rolin e Kuvendit në zbatimin e MSA-së.
Kështu u tha në nën-komisionin për legjislacion, i cili po shqyrton projektligjin për Kuvendin e Kosovës.
Armend Zemaj, anëtarë i këtij komisioni tha se projektligji nuk parasheh asnjë privilegj për deputetët dhe se esenca e këtij projektligji është fuqizimi i rolit të Kuvendit në raport me institucionet qendrore dhe lokale. /KP/