Site icon Telegrafi

Fuqizimi i ZKA-së, projekti 700 mijë eurosh i BE-së

Sot mbahet konferenca e hapjes së projektit të binjakëzimit “Fuqizimi i mëtejmë i ndikimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit në Kosovë”.

Projekti do të financohet nga Bashkimi Evropian dhe do të zbatohet nga Zyra Supreme e Auditimit të Polonisë me mbështetjen edhe të kolegëve ekspertë nga Institucionet Supreme të Auditimit të Kroacisë, të Republikës së Çekisë, të Letonisë, të Lituanisë dhe të Portugalisë.

Vlera e tërësishme e projektit është 700.000 € dhe pritet të realizohet brenda 18 muajve.

Objektiva specifike e projektit është që ta mbështes Zyrën Kombëtare të Auditimit të Kosovës për zhvillimin e mëtejmë të kapaciteteve të saj në realizimin e qëndrueshëm të objektivave të misionit të vet sipas Standardeve Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit (SNISA) dhe rritjen e ndikimit të saj përmes komunikimit të intensifikuar me qytetarët, Parlamentin dhe palët tjera të interesit.

Konferenca mbahet në ora 11:00 në Shtëpinë e Evropës në kryeqytet./kp/

Exit mobile version