Pas kësaj, mund të prodhohet edhe një Cayenne tërësisht elektrike
Deri më tani, Porsche ka paralajmëruar disa makina hibride, ndërsa e ka lansuar vetëm versionin Turbo S E-Hybrid që i ka 670 kuaj fuqi, duke e bërë më të fuqishmin Cayenne deri më tani, transmeton Telegrafi.
Në lansimet e ardhshme, pritet të ketë hibrid edhe më të fuqishëm, apo ndryshim të sistemit të qarkullimit të kësaj makine.
Sistemi hibrid, i mundëson që shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë ta zë për 3.6 sekonda, derisa arrin shpejtësi maksimale deri në 295 kilometra në orë. Bateria me 14.1 kilovat i mbushet për dy orë e gjysmë, derisa që ka autonomi deri 40 kilometra.
Megjithëse është shumë praktik, çmimi fillestar prej 145 mijë eurove, e bën paksa të vështirë blerjen edhe pse është një veturë shumë e mirë. /Telegrafi/