Telegrafi

Fuqia e sponzorit mund të bëjë që Mbappe të kalojë te Liverpooli

Liverpooli është i vendosur që të transferojë Kylian Mbappen në afatin kalimtar të kësaj vere.

The Reds ka kohë që janë vënë pas yllit francez, mirëpo Paris Saint-Germain nuk dëshiron të dëgjojë oferta.

Por, sipas asaj që raporton Liverpool Echo, klubi anglez ka një rrugë që mund të bind kampionin e Ligue 1 që ta shesë fituesin e Kupës së Botës.

The Reds tashmë kanë nënshkruar një mega kontratë me markën e njohur botërore “Nike”, e që aty fillon edhe projektimi i transferimit të 22-vjeçarit.

Liverpooli ka nënshkruar marrëveshjen me markën e fanellave në shumën e 40 milionë eurove në sezon, derisa Mbappe prezanton po ashtu edhe firmën.

Nike e ka nën kontratë francezin, e që projektimi i transferimit të tij në Anfield mund të realizohet nëse ai merr një pagë të maje te gjiganti anglez.

Edhe pse Real Madridi është skuadra që po i prinë garës, Liverpooli është në pozitë ideale për transferimin e Mbappes, me këtë të fundit që kishte deklaruar më parë se i pëlqen stili i lojës së anglezëve. /Telegrafi/