Telegrafi

Fuqia e grimit, habiten përdoruesit e TikTokut me transformimin e influencueses

Influencuesja Alyssa Segrist ka treguar se si e transformon plotësisht fytyrën me ndihmën e grimit, e videoja ka habitur edhe miqtë e saj.

Me publikimin e videove të tilla, dëshiron t’i tregojë opinionit se nuk ekziston asnjë vajzë që në çdo moment të duket e përkryer – siç pretendojnë me publikimin e fotografive nëpër rrjetet sociale, transmeton Telegrafi.

Në fillim të videos ajo dukej pa grim dhe nuk kishte as protezat e dhëmbëve. E pasi i është nënshtruar tretmanit, ajo tregoi se si dukej.

Megjithatë ky transformim ka ndarë në dysh opinionin, ku disa pretendonin se bëhet fjalë për një reklamë të rrejshme.

“Për këtë arsye duhet ta dërgoni vajzën në pishinë gjatë takimit të parë”, ka shkruar një përdorues i TikTokut. /Telegrafi/

@sparklemouth Milkshake brings all the boys to the yard #transition #makeup #beauty #naturalbeauty #TheAdamProject ♬ Milkshake Showmusik Dance Mix – Showmusik Sounds