Dama Helen Mirren është njëra prej fytyrave të kalendarit ‘Pirelli 2017’, i cili çdo vit di të zgjedhë personazhe mjaft interesante.
Aktorja 71-vjeçare është fotografuar për këtë kalendar, të cilin këto ditë e ka promovuar në Paris.
Kalendari ‘Pirelli 2017’ vë në pah “bukurinë natyrore dhe feminitetin” duke paraqitur disa prej femrave më me nam, si Mirren, Nicole Kidman, Uma Thurman e Julianne Moore.
Fotografitë i ka bërë fotografi i njohur Peter Lindbergh, i cili ka thënë se tashmë është tepruar me imazhet e ekspozimit femëror, prandaj ai ka dashur të bëjë diçka më ndryshe.
Qëllimi ka qenë fuqizimi i femrës, ndërsa personazhet që i ka zgjedhur vënë në pah pikërisht këtë. /Telegrafi/