Telegrafi

Fuqia e dashurisë së nënës, palestinezja në Gazë tërhoqi zvarrë për 14 kilometra dy fëmijët – duke ikur nga granatat

Falë gazetarit palestinez Motaz Azaizi, më shumë se 13 milionë njerëz që e ndjekin në Instagram mund ta kenë rastin të shohin përditshmërinë e popullit që jeton në Gazë, pas më shumë se një muaj bombardimesh të pandërprera.

Banorët e Gazës në mënyrë masive kanë filluar të largohen nga kjo zonë, për të tentuar të shpëtojnë nga sulmet izraelite, transmeton Telegrafi.

Kolona të pafundme të fëmijëve, grave dhe të moshuarve që ecin rrugës Salah-al Din drejt jugut të vendit po bëjnë xhiron e botës nëpër rrjetet sociale.

Lexo po ashtu Ministri izraelit kërcënoi drejtpërdrejt Hezbollahun: Atë që po bëjmë në Gaza, mund t’ua bëjmë edhe juve

Përveç pamjeve të vdekjeve, dhimbjes dhe vuajtjes, Motaz në videot e tij ka tentuar të tregojë edhe trimërinë e popullit palestinez dhe fuqinë e dëshirën për jetë që po i braktisë në momente më të vështira.

Në profilin e tij në Instagram ka publikuar një video ku shihen një nënë duke tërhequr zvarrë dy fëmijët e saj, që i kishte vendosur në ulëse dhe në shpinë kishte një çantë të madhe.

“Super nëna. Më shumë se pesë orë tërhoqi zvarrë dy fëmijët që janë 14 kilometra. Nga bregu i Gazës deri në kah mesi i rajonit”, ka shkruar Motaz përbri videos që mori një milion pëlqime. /Telegrafi/