Komiteti Ekzekutiv i OBRM-PDUKM-së në takimin e mbrëmshëm ka vendosur formimin e fondit solidar për të ndihmuar familjet dhe shtëpitë e të cilëve u dëmtuan nga fatkeqësia, transmeton Telegrafi Maqedoni.
“Të gjithë zyrtarët e zgjedhur dhe të emëruar të partisë në nivel shtetëror dhe lokal, në periudhën e ardhshme do të dhurojnë ndihmë prej 30 përqind të pagës në fondin e solidaritetit, dhe pas përfundimit të aksionit do të transferohen për të ndihmuar qytetarët plagosur.
Përveç ndihmës financiare, është rënë dakord për të vazhduar organizimet dhe aktivitetet në terren për të mbledhur donacione të ushqimit, ujit, higjienës dhe ndihma të tjera që janë të nevojshme për ata që janë prekur. Vazhdojnë aktivitetet që përfshihen drejtëpërdrejtë me anëtarët e partisë dhe aktivistët në rajonet e prekura për të pastruar dhe për të riparuar dëmet nga vërshimet”, thuhet në deklaratën e partisë. /Telegrafi/