Site icon Telegrafi

Funksionarë të lartë shtetërore, deputetë, prokurorë dhe ambasadorë e ndjekin meshën e Papës Françesku

Krahas numrit të madh të qytetarëve të ardhur nga i gjithë shteti, sot meshën e Papës Françesku në sheshin “Maqedonia” e ndjekin edhe funksionarë të lartë shtetërorë, prokurorë, deputetë dhe ambasadorë.

Te hapësira VIP ishin kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, ish kryeministri Vllado Buçkoski, Tito Petkovski, deputetët Sasho Vasilevski, Zijadin Sela, Frosina Remenski, Elizabeta Kançeska Milesvska, Gordan Misovski, Samka Ibrahimovski, Daniela Rangelova, Nola Ismailovska, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Papa Françesku: Maqedonia e Veriut është urë në mes Lindjes dhe Perëndimit (Video)

Meshën e ndjekin edhe prokurori publik Ljubomir Jovevski dhe shefja e Repartit të krimit të organizuar pranë PThP-së, Vilma Ruskovska.

Nga funksionarët e lartë shtetërorë të pranishëm janë zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu, Andrej Zhernovski, Damjan Mançevski, Radmilla Sheqerinska, Koço Angjushe, Bujar Osmani dhe ministrat tjerë të Qeverisë./Telegrafi/

Exit mobile version