Disa emigrantë të nisur për në Mbretërinë e Bashkuar janë mbytur në Kanalin pranë Calais pasi varka e tyre u mbyt, ka thënë qeveria franceze.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, një operacion shpëtimi është duke u zhvilluar pasi një peshkatar dha alarmin, tha një zëdhënës i rojës bregdetare franceze.
Sipas një deklarate të ministrisë së brendshme franceze të raportuar nga agjencia e lajmeve AFP, pesë persona të tjerë u nxorën pa ndjenja nga uji.
Kjo ngjarje vjen mes numrit rekord të emigrantëve që kalojnë këtë vend.
Të hënën, numri i emigrantëve që kanë arritur në Mbretërinë e Bashkuar me anije këtë vit tejkaloi më shumë se trefishin e totalit të vitit 2020.
Madje, më shumë se 1000 emigrantë mbërritën brenda një dite në fillim të këtij muaji – një rekord i ri.
Këtë javë, Sekretarja e Brendshme, Priti Patel e përshkroi numrin e emigrantëve të paligjshëm që largohen nga Franca si “të papranueshëm”. /Telegrafi/