Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot dhe nesër mbi vendin tonë do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe i qetë.
Sipas IHK, nuk parashihen reshje të asnjë forme për gjatë këtyre dy ditëve të vikendit.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes. /Telegrafi/