Site icon Telegrafi

Fundjavë e qetë për “katërshen e madhe” të basketbollit

Elita e basketbollit të Kosovës do të vazhdojë këtë fundjave me ndeshjet e javës së katërt.

Skuadra e Pejës, ajo e Sigal Prishtinës, Trepça dhe Bashkimi pritet të mos hasin në vështirësi për të tejkaluar kundërshtarët e tyre.

Pejanët në “Shani Nushi” të Gjakovës janë nikoqirë të Kerasan Prishtinës, ndeshje kjo që do të luhet të shtunën me fillim nga ora 15:30, kurse Sigal Prishtina udhëton po në Gjakovë për t’u përballur me Vllaznimin, duel ky që gjithashtu do të zhvillohet të shtunën dhe atë menjëherë pas takimit të lartëpërmendur.

Ndërkohë Trepça në “Minatori” nesër e pret debutuesin e elitës së basketbollit kosovar, ekipin e Rahovecit, kurse të dielën në program është vetëm një ndeshje, ku Golden Eagle Ylli në “13 Qershori” të Therandës është nikoqir i Bashkimit nga Prizreni. Ky takim do të luhet me fillim nga ora 20:00, njofton Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK).

Superliga e Kosovës / Java e Gjashtë

E shtunë

Peja – Kerasan Prishtina 15:30

Vllaznimi – Sigal Prishtina 17:30

Trepça – Rahoveci 18:00

E diel

Golden Eagle Ylli – Bashkimi 20:00

Exit mobile version