Site icon Telegrafi

Fundjavë me diell dhe vranësira

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.

Në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot me diell, vende –vende me mjegull dhe pjesërisht i vranët.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale do të jenë tipike pranverore nga 15-18 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare./Telegrafi/

Exit mobile version