Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se të shtunën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
IHK njofton se vranësirat gjatë ditës vende-vende mund të sjellin riga shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-31 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.
Instituti për të dielën parashikon të mbajë mot kryesisht me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-31-gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare. /Telegrafi/