Sot në orët e mëngjesit do të mbajë mot pjesërisht vranët, e në vise të ulëta mundësi për mjegull, ndërkaq gjatë ditës do të ketë mot kryesisht me diell.
Temperaturat e ajrit, do të rriten mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 1 deri në 5 gradë Celsius, e maksimalet nga 8 deri në 12 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë nga verilindja dhe lindja 1-2m/s. Shtypja atmosferike, do të rritet mbi vlera normale, e nga fundjava gradualisht do të pësojë rënie.
Ndërkaq, ditëve të fundjavës, një vorbull ciklonike nga Atlantiku, pritet të afrohet mbi rajonin tonë, ku vende-vende mund të sjellë mundësi për reshje lokale shiu, kryesisht orëve të pasdite dhe mbrëmjes.
E në fillim të javës sërish pritet të mbajë mot i vranët dhe me shi. Sipas parashikimeve të fundit, javën e ardhshme edhe pritet të depërtojnë masa më të ftohta ajrore, që mund të sjellin mundësi edhe për reshje bore.