Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), ka njoftuar se fundjava do të mbajë mot i ndryshueshëm, i përcjellje me vranësira të çrregullta të cilat do të shoqërohen me reshje shiu dhe bore.
Gjithashtu vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave e ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes me shpejtësi deri 10m/s./Telegrafi/