Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se fundjava pritet të karakterizohet nga mot i ndryshueshëm.
IHK njofton se të shtunën parashikohet mot kryesisht i vranët, me reshje të herëpashershme bore.
Temperaturat: minimale nga -2 deri në 0°C, ndërkaq maksimale nga 1 deri në 2°C.
Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-8 m/s.
Ndërkaq, për të dielën moti parashikohet të jetë i vranët dhe me intervale me diell.
Temperaturat minimale nga -5 deri në -2°C; maksimale nga 1 deri në 4°C.
Era: do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-3 m/s.
“Kujdesuni për veshjen e përshtatshme dhe përgatituni për kushtet e ngricave dhe mjegullës, veçanërisht gjatë mëngjesit”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/