Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë Celsius.
IHK për të dielën parashikon të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët, ndërkaq vranësirat vende-vende, kryesisht rreth relievi malor parashihen të sjellin riga shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-5m/s. /Telegrafi/