Mes debatesh e përplasjesh, Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, po mban mbledhjen e radhës me rend të ditës, kërkesën për sjellje të dokumentacionit nga Ministria e Industrisë.
Nga mazhoranca kërkuan që në këtë proces të japin mendimet e tyre edhe ekspertët e angazhuar për këtë çështje.
E për këtë reaguan nga opozita, nga e cila thanë se po tentohet të prolongohet ky proces.
“Ekspertët nuk e kanë dëshmuar ende profesionalizmin e tyre. Nuk iu ka dhënë mundësia. Pjesëmarrja në komision nuk është kontribut. Po flasim për një listë të pritjes të ngritur nga një autor që është prezent këtu. Atë listë unë jam duke e kontestuar. Unë nuk e aprovojë atë. Unë dua të them se në këtë kohë ekspertët nuk po na nxjerrin vendime, por mendimi i ekspertëve na hynë në punë”, tha deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba.
Ndërsa, opozita thanë se ekspertët nuk duhet të përzihen në punë që nuk janë të tyre.
“Ne po diskutojmë për një dokument që e kam përpunuar unë. Nuk ka jurist që ka kompetencë me e trajtuar dokumentin kur nuk ka alternativë. Ekspertët nuk janë për të më korrigjuar mua dhe nuk kanë asnjë kompetencë për të marrë letrën time”, tha deputeti i PDK-së, Ferat Shala.
“Deri tani nuk kemi dëgjuar asnjë propozim për ndonjë dokumentacion. Ne jemi dakorduar sa i përket emrave të përveçëm”, shtoi deputeti i AAK-së, Pal Lekaj.