Në një ditë të mbushur me tensione, deputetët e opozitës në Serbi lëshuan dy herë bomba tymi dhe aktivizuan mjete piroteknike në Kuvend, në kundërshtim me miratimin e rendit të ditës nga deputetët e koalicionit qeverisës.
Në mes të këtyre zhvillimeve, kryeparlamentarja Ana Brnabiq përdori fjalim për opozitën serbe, duke i akuzuar ata se janë “heronj të Albin Kurtit dhe të mediave në Kosovë”.
Gazetari serb Radomir Dimiq, në emisionin Debat Plus, komentoi mbi situatën në Serbi dhe theksoi se përplasja e fundit në Kuvend ishte vetëm një tregues i një periudhe të pasigurt në politikën serbe.
Dimiq theksoi se presidenti Vuçiq kishte përdorur fjalë të ashpra për studentët që protestonin, duke i quajtur ata “spiunë të Albin Kurtit” dhe “tradhtarë të kombit serb”.
“Situata në Serbi që tre muaj është shumë turbulente. Sot e kemi pas në Kuvendin e Serbisë një trup të madh, një situatë shumë e papritur. Edhe opozita e ka treguar vetën që ka dal nga bodrumi i mbyllur. Dhe ka ndodh një situatë ku kemi pa një përplasje në mes opozitës dhe deputetëve të koalicionit qeverisës…
Fundi i presidentit autokratik po vjen…
Vetëm Aleksandar Vuçiq i quajti studentët që kanë përkrahje nga Albin Kurti. Që anë spiunët e Albin Kurtit. Që janë tradhtarë të kombit serb. Studentë kur e mbajtën një protestë shumë impozante në Kragujevac, ai u tregoi që është në pyetje revolucioni i ngjyrosur. Pra ia tha unë do të bëjë çmos për të anuluar revolucion e studentëve me një lloj koftra-revolucion Pra edhe kërcënime. Popullit të vet një president nëse u thotë unë iu shkatërroj, ai është psikopat, psikopatit më i madh në të botën”, ka thënë Dimiq.