Ka përfunduar pjesa e parë me epërsinë e Interit 1-0 përballë Arsenalit, me ndeshjen që po zhvillohet në kuadër të rrethit të katërt në fazën e ligës në Ligën e Kampionëve.
Nerazzurët e nisën më mirë ndeshje, duke rrezikuar me anë të Denzel Dumfries, që e goditi shtyllën qysh në minutën e dytë.
Gunners filluan të tregonin më shumë nga loja e tyre, derisa kishin raste të njëpasnjëshme me anë të Gabriel Martinellit dhe Bukayo Sakas.
Me kalimin e minutave, vendasit nuk arrinin ta kalonin presionin e Arsenalit, por u mbajtën fuqishëm në mbrojtje.
Ekipi i drejtuar nga Mikel Arteta kishte më shumë posedimin e topit dhe rastet për gol, duke treguar se janë shkuar në Itali për pikët e plota.
Por, Interi kaloi në epërsi me anë të një penalltie të realizuar nga Hakan Calhanoglu që shënoi në minutën e 45+3-të.
Me gjasë 45 minutat e dytë do të sjellin së paku edhe një gol, pasi po zhvillohet një lojë e hapur. /Telegrafi/