Site icon Telegrafi

Fundi i pagave astronomike

Pagave astronomike të disa zyrtarëve të lartë të agjencive të pavarura në vend po u vjen fundi. Komisioni Parlamentar për Buxhet dhe Financa në mbledhjen e mbajtur më 15 mars ka rekomanduar uljen e pagave për 25 për qind për zyrtarët e lartë në Trustin e Kursimeve Pensionale. Në këtë mbledhje u kërkua që pagat e zyrtarëve të këtij institucioni të jenë në nivel me pagat e drejtuesve të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

Pagë astronomike prej mbi 5 mijë eurove në muaj deri më tash ka marrë për çdo muaj drejtori aktual i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK), Adrian Zalli.

Madje paga e këtij të fundit ka qenë më e lartë se e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), institucion ky i cili mbikëqyr Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës.

Pak më pak se Zalli marrin edhe dy zëvendësit e tij, Vërrshim Hatipi e Agron Krasniqi. Por, keq në këtë drejtim nuk ka qëndruar as edhe drejtori aktual i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Ekrem Hajdari, shkruan Zëri.

Si duket pagat e muajit mars mund të jenë e fundit me atë shumë pasi Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa në mbledhjen e mbajtur më 15 mars rekomandoi uljen e pagave për 25 për qind për zyrtarët e lartë në Trustin e Kursimeve Pensionale. /Zëri/Telegrafi/

Exit mobile version