Site icon Telegrafi

Fundi i një epokë të njohur si MSN- Treshja që çmendi botën dhe në tri vite shënuan 364 gola (Foto/Video)

Në tri vite ndoshta ishte sulmi më i mirë i të gjitha kohërave, duke thyer çdo rekord.

Treshja e Barcelonës me Lionel Messin, Luis Suarezin dhe Neymarin, kishin krijuar trinomin e njohur si MSN.

Uruguaiani ishte i fundit që u bashkua, kur para tri vitesh kushte ardhur nga Liverpooli.

Neymar ishte bashkuar një vit më herët dhe në Barcelonë është qe katër vite.

Lexo po ashtu Zyrtare: Barcelona njofton se Neymar ka kërkuar largimin nga klubi

Bashkimi i kësaj treshe në fillim ishte i vështirë me Luis Suarezin që u desh të vuajë një dënim nga FIFA shkaku i kafshimit të Giorgio Chiellinit.

Lojtari që ka shënuar më shumë në këto tri vite është Lionel Messi që në të gjitha garat ka shënuar hiq më pak se 153 gola.

Pas tij vjen Suarez me 121, ndërsa Neymar ka shënuar 90 gola në tri vitet e fundit, shkruan Telegrafi.

Treshja kanë triumfuar në Ligën e Kampionëve, La Liga, Kupën e Mbretit dhe Botërorin e klubeve në kohën sa ishin bashkë.

Tashëm ka mbetur vetëm argjentinasi dhe uruguaiani, me braziliani që zyrtarisht ka kërkuar largimin nga klubi. /Telegrafi/

Exit mobile version