Mbretëria e Bashkuar është larguar nga Bashkimi Evropian.
Ndërsa akrepat prekën orën 23:00 të kohës lokale në Mbretërinë e Bashkuar, kombi miratoi zyrtarisht ndryshimin më të madh kushtetues, duke u bërë kështu shteti i parë anëtar që u largua nga BE, transmeton Telegrafi.
Ndryshimi i jashtëzakonshëm pason më shumë se tre vjet grindje politike që kanë parë dy kryeministrat dhe kanë sjellë ndryshime rrënjësore brenda dy partive kryesore politike.
Mbretëria e Bashkuar tani hyn në një periudhë tranzicioni që do të zgjasë deri në fund të vitit dhe gjatë së cilës qeveria është ngarkuar me detyrën për të rivendosur marrëdhëniet e vendit me fqinjët e saj më të afërt. /Telegrafi/