Ende nuk ka ndonjë datë të caktuar se kur mund të rikthehet afati kalimtar i transferimeve nëpër Evropë.
Daily Mail raporton se në Ligën Premier klubet mund të fillojnë të transferojnë lojtarë nga fundi i muajit gusht.
Coronavirusi ka pezulluar për një kohë të pacaktuar të gjitha aktivitetet sportive, ndërsa klubet kanë filluar të ndjejnë krizën ekonomike.
Pandemia botërore ka detyruar skuadrat që të përgjysmojnë pagat e lojtarëve, ndërsa do të kenë të vështirë të shpenzojnë shuma të mëdha në transferime.
Por, mediumi anglez bën të ditur se klubet nga Liga Premier mund të fillojnë me transferime në muajin shtator, atëherë kur do të fillonte edhe sezoni i ri.
Federata e Futbollit të Anglisë po mendon që këtë edicion që aktualisht është i suspenduar, të rikthejë më 8 qershor dhe ta mbyllë nga fundi i muajit korrik. /Telegrafi/