Dua Lipa u fotografua në qytetin e New Yorkut të enjten.
Ylli i muzikës pop, 24 vjeçe, dukej elegante në një veshje të shkurtër dhe këpucë të zeza, shkruan DailyMail.
Ajo kishte veshur një fund të shkurtër të markës “Burberry”, të cilën e kombinoi me një bluzë të zezë dhe jelekë.
Dua dukej mahnitëse me flokët e saj bionde, të cilat i kishte lëshuar anash.
Ajo kishte vendosur një makijazh të lehtë, duke vënë më shumë në pah dukjen e saj natyrale.
Dua kishte një jetë të ngjeshur shoqërore kohët e fundit. Ylli u pa gjatë një takimi të dyfishtë me të dashurin Anwar Hadid dhe motrën e tij, Gigi e cila së fundmi u ribashkua me ish-të dashurin e saj, Zayn Malik.
Dua kalon shumë kohë me cilësi me Anwarin, 20 vjeç, në New York, dhe dyshja dyshohet se u zhvendosën me njëri-tjetrin në këtë qytet pas vetëm dy muajsh takim.
Një burim i brendshëm kishte zbuluar për The Sun duke thënë: “Dua dhe Anwar po e kalojnë tërë kohën së bashku, kështu që thjesht kishte kuptim që ata të merrnin me qira këtë vend”.
Çifti besohet se janë lidhur me njëri-tjetrin për talentin e tyre muzikor, pasi të dy kanë rrëfyer se janë fansa të njëri-tjetrit. /Telegrafi/