Site icon Telegrafi

Fuego lirohet nga paraburgimi dhe paralajmëron këngën e re

Foto: Instagram

Reperi nga Prizreni, Fuego, ka kohë që ka qenë më i tërhequr nga rrjetet sociale e po ashtu edhe nga muzika.

Ai në një postim të publikuar në Instagram, ka treguar se ka qenë një muaj në paraburgim për disa akuza, por që tanimë është liruar.

Derisa ka qenë edhe më pasiv në muzikë, i njëjti njofton fansat se të dielën (29 nëntor) sjell këngën e re “S’muna mu anku”.


“Së pari, më falni që nuk kam qenë aktiv. Kam qenë një muaj në paraburgim për disa akuza, por kur faktet mungojnë liria na pret”.

“Të dielën publikohet kënga S’muna mu anku audio, ndërkohë janë duke përfunduar xhirimet për këngën Mexicane”, ka shkruar mes tjerash ai.


Ensar Elshani (emri i vërtetë) për publikun u bë më i njohur si pjesë e grupit “ON Records”, nga i cili u largua vitin e kaluar. /Telegrafi/

Exit mobile version