Site icon Telegrafi

I ftoi dy të mitura në banesë, mysafirët e saj ngacmojnë vajzat në Skenderaj

Foto: Ilustrim

Një person ka raportuar se një femër ka ftuar në banesën e saj dy vajzat e tij të mitura 9 dhe 11 vjeç dhe brenda kanë qenë dy persona të tjerë (të afërm të të dyshuarës, meshkuj), të cilët i kanë ngacmuar me fjalë vajzat e mitura dhe i kanë nxitur të martohen në moshë të re.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 02.09.2022 rreth orës 14:00, në Skenderaj.

Tutje siç bëhet e ditur në raport, tre të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se një femër kosovare ka ftuar në banesën e saj dy vajzat e tij të mitura 9 dhe 11 vjeç dhe sipas tyre, aty kanë qenë dy të dyshuar meshkuj kosovarë të afërm të të dyshuarës dhe i kanë ngacmuar me fjalë vajzat e mitura dhe i kanë nxitur të martohen në moshë të re. Tre të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Exit mobile version