Site icon Telegrafi

Ftohtë, reshje shiu dhe bore

Foto: Arkiv

Vorbulla ciklonike nga Atlantiku verior, që do të depërtojë mbi rajonin tonë në ditët e ardhshme do të sjellë mot më të ftohtë, erë dhe të reshura.

Masat e ftohta ajrore do të mbesin mbi rajon edhe ditëve në vijim të javës, ndërsa kohë pas kohe priten mundësi për reshje lokale bore.

Në ditët në vijim parashihet të mbajë mot më dinamik, me qarkullim të mjaftueshëm ajror, që do të ndikojë në përmirësimin e cilësisë së ajrit, ku vlerat mund të zbresin edhe në të mira.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme nën vlera mesatare, minimalet do të zbresin nga +2C në -5C, e maksimalet nga +11C deri në 0C.

Do të fryj erë mesatarisht e fuqishme dhe fuqishme, të hënën nga jugu 5-11m/s, e më pas nga krahu verior 7-14m/s.

Exit mobile version