Gjatë dy ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të vazhdojë të mbajë mot i ftohtë dhe i vranët me intervale me diell.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës masat e ajrit me origjinë polare janë duke u zhvendosur drejt lindjes duke krijuar mundësi për zbutjen e acarit të ditëve të fundit.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet minus 10 deri minus 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare. /Telegrafi/