Site icon Telegrafi

Ftesa nga Turqia, Vedat Muriqi sqaron gjithçka

Vedat Muriqi (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Në ditët e fundit ka pasur lajme, se si Turqia nuk e ka vërejtur talentin e Vedat Muriqit për t’i bërë ftesë.

Muriqi e ka sqaruar situatën dhe bisedimet me trajnerin e Turqisë U-21, Abdullah Ercan.

“Nuk ka qenë për ekipin A të Turqisë, por me atë U21 dhe trajnerin Abdullah Ercan që më ka vëzhguar.

Vedat Muriqi (Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

“Kur zgjati marrja e dokumenteve, më ftoi Kosova A dhe unë shkova të luaja për vendin tim”, ka thënë Muriqi.

Muriqi po shkëlqen edhe me fanellën e Kosovës, duke u kthyer në njërin prej lojtarëve më të rëndësishëm.

Ai këtë vit e ka kompletuar transferimin te Fenerbahce ku po shkëlqen me këtë fanellë.

Muriqi ka shënuar 5 gola në 9 ndeshje me Fenerbahçen, deri më tani duke e ndihmuar klubin të jetë në garë për titull. /Telegrafi/

Exit mobile version