Talenti i Barcelonës, Pedri, ka marrë ftesën e parë nga kombëtarja e Spanjës për ndeshjet kualifikuese për ‘Kampionatin Botëror 2022’ që do të zhvillohen këtë muaj.
18-vjeçari është përfshirë në skuadrën finale prej 25 lojtarësh të Luis Enrique përkrah emrave të mëdhenj të futbollit, e gjitha falë paraqitjeve të mira në Camp Nou.
Pas paraqitjeve me ekipet U-17, U-18, U-19 dhe U-21, Pedri tash do ta ketë mundësinë që të luajë edhe për skuadrën seniore të Spanjës.
La Roja bën pjesë në Grupin B kualifikues së bashku me Gjeorgjinë, Kosovën, Greqinë dhe Suedinë.
Ndeshjen e parë kjo përfaqësuese e zhvillon në udhëtim te Gjeorgjia më 28 mars, ndërsa tri ditë më pas do të jetë nikoqire e Kosovës. /Telegrafi/