Telegrafi

FSSHM me përpjekte të fuqishme për sëmundjet kronike, janë kontaktuar rreth 59 mijë pacientë

Realizimi i projektit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, “Fondi kujdeset për të sëmurët kronikë” dhe rezultatet më të reja nga thirrjet e të punësuarve nga Fondi në kujdesin e të sëmurëve kronikë, të cilët deri më tani me thirrje telefonike, sms porosi dhe e-postë kanë kontaktuar 58.639 të siguruar me diabet, sëmundje kardiologjike dhe të veshkave, zhvillohet sipas dinamikës së planifikuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga fillimi i projektit nga 1 tetori i vitit 2015 deri sot, kumtuan nga FSSHM-ja, 10 ekipet e të punësuarve në Fond të cilët i kanë kontaktuar të siguruarit edhe më tej hasin në pranim pozitiv te të siguruarit.

Edhe pse numri i madh i të siguruarve të kontaktuar janë të njoftuar me barën e sëmundjes së tyre dhe kanë informacione bazë për terapinë e tyre, mënyrën e të ushqyerit dhe stilin e jetës, theksojnë nga Fondi, ka edhe të siguruar të cilët edhe pse janë në dijeni se janë të sëmurë, nuk kanë qenë të sigurt se cilat janë pasojat nga mos shkuarja në kohë në mjek dhe marrja e terapisë së nevojshme. Këtyre të siguruarve në bisedimet me ta, u është thënë se sa është e rëndësishme për shëndetin e tyre t’i dëgjojnë rekomandimet e mjekëve dhe të sillen në mënyrë të përshtatshme ndaj jetës së tyre, që i prekin edhe të afërmit e tyre.

Nga FSSHM-ja theksojnë se këto bisedime janë edhe një mundësi që të siguruarit të pyesin edhe për të drejta tjera nga sigurimi shëndetësor, që janë në kompetencë të Fondit, siç janë: realizimi i të drejtës së pajisjeve ortopedike, e drejta e rehabilitimit mjekësor, si vazhdimi i mjekimit spitalor, ilaçet nga lista pozitive dhe të ngjashme.

Të siguruarit, gjithashtu, në bisedimet me ekipet e Fondit, janë interesuar edhe për shfrytëzimin e shërbimeve të reja elektronike të Fondit.

Këto të dhëna janë nga ekipet tona të cilat janë përbërë nga të punësuar në shërbimet e mëdha rajonale, siç janë: Shkup, Tetovë, Shtip, Manastir, Strumicë, Veles, Prilep dhe Kumanovë. Ata iu paraqiten të siguruarve me tre sëmundjet kronike që t’i vizitojnë cilat kontrolle rregullisht t’i bëjnë, t’i informojnë për ndërlikimet e sëmundjes, me qëllim të parandalohet progresioni i mundshëm i sëmundjes, qëndron në kumtesën e FSSHM-së. /Telegrafi/