Site icon Telegrafi

FSSHM ka miratuar 85 mijë dollarë për shërimin e një personit në Turqi

Fondi për Sigurim Shëndetësor në Maqedoni njofton se ka miratuar paratë për trajtim të plotë të shëndetit jashtë vendit për personin Z.M., transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Vendimi për shërim tashmë është tërhequr nga prindërit kurse afati për pranimin në një spital të njohur në Turqi në vlerë prej 85.000 dollarë, është nesër”, thuhet në deklaratën e Fondit.

Nga atje luten mediumet, para publikimit të apelit për donacion për shërim jashtë vendit të kontaktojnë Fondin Shëndetësor në mënyrë që qytetarët të cilët dëshirojnë të dhurojnë para të kenë të gjitha informatat relevante. /Telegrafi/

Exit mobile version