Site icon Telegrafi

FSSHK, letër Kurtit: Mos bëni diskriminim, përfitues nga Pakoja emergjente të jenë të gjithë punëtorët shëndetësor dhe stafi përcjellës

Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës i ka dërguar një letër kryeministrin Albin Kurti lidhur me vendimin e Qeverisë për ndarjen e stimulimeve për punëtorët shëndetësor.

FSSHK thekson se ky vendim është i paqartë dhe sipas tyre përfitues të këtij stimulimi duhet të jenë të gjithë punëtorët shëndetësor dhe stafi përcjellës duke përfshirë: punëtorët e shërbimeve teknike, bartësit, vozitësit, sigurimi, sanitarët, IT, punëtorët administrative të institucioneve shëndetësore dhe të Ministrisë së Shëndetësisë, inspektorët shëndetësor dhe gjithë të tjerët.

Sipas FSSHK-së, sistemi shëndetësor funksionon në mënyrë zinxhirore dhe nuk duhet të ketë diskriminim.

“Çdo diskriminim i juaji nga FSSHK do të përdoret si shkas për reagime juridike në të ardhmen, pasi që tani jemi në luftë kundër Pandemisë COVID-19”, thuhet në reagim. /Telegrafi/ a

 

Exit mobile version