Site icon Telegrafi

​FSSHC e zhgënjyer me vendimin për shpalljen e pavlefshme të Ligjit për Pagat

Federata e Sindikatave të Shërbyesve Civilë (FSSHC) ndihet e zhgënjyer me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shpalljen e pavlefshëm të Ligjit të Pagave në Sektorin Publik, duke thënë se me këtë u është mohuar e drejta për trajtim të dinjitetshëm shërbyesve civilë, të cilët janë në gjendje të rëndë ekonomike.

Në një reagim për media thuhet se FSSHCK-ja është zhgënjyer nga ky vendim i Gjykatës Kushtetuese për faktin se i tërë ligji nuk mund të jetë kundër-kushtetues dhe se shfuqizimi i këtij ligji nga Kushtetuesja do t’i dekurajojë në përgjithësi nëpunësit civilë.

FSSHC përshëndet vendimin e sotëm të Qeverisë së Kosovës për formimin e menjëhershëm të grupit punues për Ligjin e pagave dhe kërkon që ai të trajtohet me prioritet gjatë procedimit për miratim në Kuvend, në të kundërtën, siç thuhet, pakënaqësitë sindikale do të reflektohen në forma të ndryshme për të kërkuar të drejtën elementare për pagë të dinjitetshme.

Exit mobile version