Telegrafi

FSK zbarkoi në Turqi pas tërmeteve shkatërruese, Hovenier përgëzon për gatishmërinë e tyre për të ofruar ndihmë

Ambasadori i SHBA-ve në Prishtinë, Jeff Hovenier ka përgëzuar trupat e FSK-së të cilët kanë shkuar në Turqi për t’u dalë në ndihmë qytetarëve pas tërmeteve shkatërruese.

Hovenier përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se SHBA-ja ka mbështetur FSK-në në ngritjen e kapaciteteve.

“Pas tërmeteve shkatërruese në Turqi dhe Siri, ne vlerësojmë ekipet e kërkim-shpëtimit dhe mjekësore duke të FSK-së që u bashkuan me partnerët për të ndihmuar operacionet në rajon. SHBA-ja ka mbështetur FSK-në në ngritjen e kapaciteteve të saj të sigurisë, ndihmës mjekësore dhe humanitare”, ka shkruar Hovenier. /Telegrafi/