Site icon Telegrafi

FSK pjesë e takimit SHBA-Karta e Adriatikut

Drejtorët e politikave të mbrojtjes në kuadër të Kartës së Adriatikut A-5 kanë mbajtur një takim në Zagreb të Kroacisë, ku ka marrë pjesë edhe Kosova.

Në këtë takim ka marrë pjesë drejtoi i drejtorisë për politika dhe plane, Faruk Geci.

”Në këtë takim janë diskutuar çështjet me karakter të sigurisë si: Implikimet politike dhe të sigurisë pas samitit të NATO-s në Varshavë dhe mundësia më e zgjeruar e angazhimit të A5 në aktivitete dhe iniciativa të NATO-s, si dhe A5 në kontekstin e sfidave aktuale të sigurisë: Kroacia modeli i bashkëpunimit me komunitetin Mysliman.Pjesëmarrja në takimet e A-5 është dëshmi e angazhimit të MFSK-së dhe Kosovës për të kontribuar në fushën e sigurisë në rajon dhe më gjerë”, thuhet në njoftimin e FSK-së. /Telegrafi/

Exit mobile version