Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se nga 18 deri më 24 nëntor mund të dëgjohen të shtëna me armë në disa fshatra të Prishtinës pasi Forca e Sigurisë së Kosovës do t’i ketë dy ushtrime fushore.
Në njoftim bëhet e ditur se të shtënat mund të dëgjohen në Ballaban, Dyz, Sharban, Makovc, Keqekollë dhe Koliq.
“Njoftim për banorët e fshatrave Ballaban, Dyz, Sharban, Makovc, Keqekollë dhe Koliq. Ju njoftojmë se në datat 18, 19, 20 dhe 24 nëntor, një nga njësitë e FSK-së, përkatësisht AM/QSU do të realizojë dy Ushtrime Fushore. Gjatë zhvillimit të aktiviteteve në Ushtrim Fushor do të ketë të shtëna me armë me municion shkollor”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/