Site icon Telegrafi

FSK më 7 shkurt do të mbajë disa aktivitete në Parkun e Gërmisë

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se më 7 shkurt,  FSK do të mbajë disa aktivitete në Parkun e Gërmisë.

Në njoftimin e bërë për media, Komuna e Prishtinës ka kërkuar mirëkuptim nga qytetarët.

“Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të zhvillojë një marshim stërvitor në terren sipas planit të trajnimeve. Aktiviteti do të mbahet më 7 shkurt 2025 në Parkun e Gërmisë, Prishtinë.
Lusim qytetarët për mirëkuptim dhe bashkëpunim gjatë realizimit të këtij ushtrimi”./Telegrafi/

 

 

Exit mobile version