Policia e Kosovës ka arrestuar dje një person pasi që i njëjti i ka fshirë qëllimisht disa video incizime të kamerave të sigurisë, të cilat shërbenin si prova materiale në një rast penal.
Sipas Policisë këto prova lidhen me tentim vrasjen që ka ndodhur të mërkurën në mbrëmje në rrugën “UÇK” në Prishtinë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.