Site icon Telegrafi

Fshin hundën gjatë koncertit – Taylor Swiftit i varen sekrecionet në dorë dhe i fshin në rroba

Taylor Swift performoi tre ditë me radhë në Edinburgh të Skocisë, ku tërhoqi vëmendjen një video e këngëtares duke fshirë mukozën nga hunda, e cila tmerroi disa fansa që ndoshta nuk e kishin parë kurrë.

Këngëtarja e njohur aktualisht është në mes të turneut të saj “Eras”, turneut më të madh botëror nga një muzikant në dekada, dhe gjatë një shfaqjeje në Skoci ajo u filmua duke fshirë hundën e saj gjatë performancës së “Don’t Blame Me”, pas së cilës ajo mund të shihet duke fshirë dorën e saj në kostum.

Pas publikimit të disa prej këtyre videove, fansat kishin reagime të ndryshme.

@xcrystine grace personified @Taylor Swift @Taylor Nation #TSTheErasTour #EdinburghTSTheErasTour #swiftie #edinburghn1 #erastour ♬ original sound – xcrystine

“Kam parë tre video të ndryshme të Taylor-it duke fshirë hundën, ajo duhet të marrë peceta në skenë”, shkroi një person në X.

“Unë vazhdoj të shoh video të Taylor duke fshirë hundën dhe duke e hedhur në skenë”, tha një tjetër.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Taylor Swift

Megjithatë, disa kanë pyetur veten “çfarë problemi është këtu”, duke theksuar logjikisht se kjo është në të vërtetë ajo që bëjnë të gjithë.

Duket se këngëtarja e njohur nuk e ka pasur të lehtë të performojë në Skoci në vetëm 8 gradë Celsius.

Ajo gjatë koncertit për shkak të të ftohtit është dashur të mbajë doreza, ndërsa në vetë koncertin ka theksuar se “po i ngërçejnë duart nga i ftohti”.

“Më vjen shumë keq, kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë, por dora ime është ngrirë, thjesht do ta ngroh”, tha ajo në skenë. /Telegrafi/

Exit mobile version