Telegrafi

Fshiheshin në një apartament në Shëngjin, momenti i arrestimit të dy finlandezëve që kërkoheshin për trafikim droge

Policia e Shtetit ka publikuar pamjet nga arrestimi i dy finlandezëve në Shëngjin, që ishin në kërkim në Finlandë për trafik droge.

Bëhet fjalë për shtetasit me inicialet K. U., 30 vjeçe, dhe L. H., 32 vjeç, të dy banues në Finlandë.

Dy të rinjtë u arrestuan me qëllim ekstradimi, 2 shtetas finlandez, të shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike të forta dhe sintetike”.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor ndërkombëtar i koduar “Manhunt”.

Operacioni, nga Fast Albania, në bashkëpunim të ngushtë me FAST Finland, Interpolin e të dy vendeve dhe DVP Lezhë.

Kapen dhe arrestohen, me qëllim ekstradimi, 2 shtetas finlandez, të shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike të forta dhe sintetike”.

Falë bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit në kohë, ndërmjet FAST Albania dhe FAST Finland, për vendndodhjen e dy shtetasve finlandez në kërkim ndërkombëtar, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor ndërkombëtar i koduar “Manhunt”.

Si rezultat i këtij operacioni, në Shëngjin, Lezhë, u bë e mundur kapja e shtetasve: K. U., 30 vjeçe, dhe L. H., 32 vjeç, të dy banues në Finlandë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese finlandeze, vijon punën për ekstradimin e këtyre shtetasve drejt Finlandës.

Ky operacion tregoi rëndësinë e krijimit të strukturës policore FAST Albania, si dhe profesionalizmin dhe besueshmërinë e strukturave të

Policisë së Shtetit, për të vepruar si të barabartë me homologët.